Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë apel liderëve të partive politike, që të bëhen bashkë për përpilimin e një pakoje ekonomike për rimëkëmbje pas pandemisë. Sipas Ahmetit, pakoja e parë është gjysmake dhe e pamjaftueshme për Kosovën, dhe me këtë mund të ketë krizë të zgjatur ekonomike. Ai është shpehur i habitur se si liderët s’po arrijnë të gjejnë dakordim për t’u takuar. “A duhet me ju thirr ndonjë ambasadë me ju bo bashkë? Kuptoni që këto kalkulime politike kanë pasoja në jetë njerëzish.”, ka shkruar ai.
