Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti iu ka bërë thirrje të gjitha bizneseve përfituese të grantit për bizneset e prekura nga Covid-19 që të dorëzojnë të dokumentacionet e plotësuara për përfitim të këtyre granteve. “Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga Covid-19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar: – Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët, – Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit – Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror. Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës”, thuhet në njoftimin e Ahmetit. “Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për Covid-19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë në të kundërtën nuk mund t’a bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!”, ka njoftuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …