Për herë të parë sot Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me Covid-19 që nga data 13 mars. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të gjitha mostrat e dyshuara me Covid-19 për 24 orët e fundit në nivel vendi kanë rezultuar negative, ndërkohë që janë katër të shëruar. Pas këtij lajmi ka reaguar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se tani është koha për rihapjen e vendit. “0 – zero raste #rihapja”, ka shkruar ai. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me Covid-19. Prej tyre, 789 janë shëruar dhe 29 persona kanë vdekur.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …