Në Samitin e Parisit i cili do të mbahet më 1 korrik do të marrin pjesë edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, shprehin gatishmërinë për respektimin e këshillës nga Amerika për suspendimin e taksës

Në një komunikatë për medie të publikuar nga Pesidenca thuhet se të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator, në krye të së cilit janë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe respektimin e këshillës së Uashingtonit zyrtar  për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel. Në këtë takim, gjithashtu është biseduar për procesin e dialogut përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet e këtij procesi dhe tejkalimin e pengesave aktuale, “duke përfshirë këshillat e SHBA-së për domosdoshmërinë e suspendimit të përkohshëm të taksës dhe rifillimin e dialogut, si dhe për shtimin e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …