Bashkëdrejtuesi i dialogut me Serbinë, dhe kryetari i Prishtinë Shpend Ahmeti, bëri të ditur se në takimin e sotëm informuan krerët shtetëror për temat të cilat do të diskutohen në Bruksel, e që sipas tij janë çështja e të zhdukurve, të zhvendosurit, pronat, çështjet ekonomike, trashëgimia kulturore dhe kërkesat që Kosova duhet t’i ngrehë ndaj Serbisë. Edhe Ahmeti, sikurse Veseli, tha se është papërgjegjësi e LDK-së dhe Vetëvendosjes që nuk po tregojnë gatishmëri për t’u ulur në tavolinën për dialogun. Ai bëri të ditur se delegacioni shtetëror është në pritje të dokumentacionit të Presidencës për dialogun me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …