Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë telefona mobil ose laptopë të cilët nuk i përdorin, që t’ua dhurojnë ato nxënësve për mësim online. Ai në një postim në rrjetin social thotë se shumë fëmijë nuk posedojnë pajisje të tilla, të cilat janë të nevojshme për ndjekjen e mësimit të distancë në kohë pandemie. “Nëse keni në shtëpi telefon (smartphone), tablet, kompjuter, funksional, por që nuk e përdorni atëherë dhuroni ato pajisje, që një fëmijë tjetër të ketë mundësi për të mësuar”, ka shkruar Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …