leoni

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se rikthimi i pandemisë mund të marrë shumë jetë njerëzish

Shpend Ahmeti: Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike e që mund të thellohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se të martën nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me Covid-19 në kryeqytet. Ahmeti përmes një postimi, ka shkruar se tanimë jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike, që sipas tij, ka mundësi thellimi. “Shumë teste sot në Prishtinë por asnjë pozitiv. Vetëm një rast në krejt Kosovën. Këto janë lajme të mira. Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi. Duhet të punojmë krejt bashkë për pakon ekonomike”, ka shkruar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …