leoni

Ahmeti:

Shpend Ahmeti, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ish-nënkryetari i Vetëvendosjes dhe ish-kryetari i Prishtinës nga kjo parti,  Shpend Ahmeti, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Derisa vizita e të parit të Qeverisë së Kosovës në SHBA po vazhdon, në Kosovë Albin Kurti po kritikohet për mungesë të takimeve të rëndësishme. Ahmeti ka theksuar se është lajm i keq mungesa e vizitave të rëndësishme atje nga ana e Kurtit. “Kam shpresuar se kthimi i kryeministri nga  Amerika do të ishte dëshmi për skeptikët në lidhje me marrëdhëniet e tij me politikën amerikane. Ndoshta do të ketë takime, por deri tani mungesa e tyre është lajm i keq. Si qytetar i Kosovës kam dëshirë që kryeministri Kurti,  të pritet në nivelin më të lartë, ka shkruar Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …