Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është në përgatitje të një kallëzimi penal ndaj një ish drejtori të Arsimit në Komunën e Prishtinës. Sipas Ahmetit, ai kishte punësuar pa konkurs në 4 shkolla të Prishtinës 4 vajzat e vëllait të tij, ndërsa bashkëshorten thotë ta ketë emëruar drejtoreshë të një shkolle në kryeqytet. Para disa jave, komuna e Prishtinës ka bërë kallëzim penal ndaj njërit prej ish drejtorëve të arsimit për shkak të 100 punësimeve pa konkurs. Ndërsa, tani është duke u përgatitur një kallëzim penal për ish drejtorin tjetër i cili tani është asambleist. Mos të çuditemi për rezultatet Organizatës Ndërkombëtare për Vlerësimin e Nxënësve, i njohur me emrin testi PISA. Pa u ballafaquar me këto fakte dhe pa i adresuar ato nuk ka përparim, ka shkruar Ahmeti.
