Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: Katër kryetarët e komunave veriore duhet të japin dorëheqje e pastaj të shpallen zgjedhjet e parakohshme

Mënyra vullnetare e dorëheqjes së kryetarëve është opsioni më i lehtë dhe më i pastër për t’u shpallur zgjedhjet e parakohshme.  Njohës të të rrethanave  politike në vend thonë se qeveria duhet të tregojë se e ka seriozisht çështjen e kompromiseve për qetësimin e situatës në veri. Ish-drejtues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por edhe ish-kryetarë komunalë, kanë shpjeguar se ligji për qeverisje lokale parasheh tri forma administrative për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Për ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, dorëheqjet  janë opsioni më i lehtë dhe më i pastër. “Dorëheqjet shkaktojnë zgjedhje të reja që do të mbahen brenda një periudhe të shkurtër (gjithsej 60 ditë)”, shkroi Ahmeti në ‘Twitter’. Këtë mënyrë e përkrah edhe Instituti Demokratik i Kosovës. Megjithatë Eugen Cakolli, nga ky institut, thotë për Radio Kosovën se dorëheqjet varen nga vullneti i kryetarëve komunalë, dy prej të cilëve nuk vijnë nga partia në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …