Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me ndotjen e ambientit në kryeqytet. Ai nëpërmjet rrjetit social ka përmendur disa masa të cilat duhet të ndërmerren për parandalimin e ndotjes se ambientit. Në këtë kontekst, Ahmeti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të merr vendim për ndaljen e shitjes se qymyrit. “Masë afatshkurtër do të ishte ndalimi i qymyrit për ngrohje, por kjo nuk mund të bëhet përmes inspektimit individual të shtëpive. Thjeshtë është e pamundur. Kjo mund të ndalet vetëm në burim nga niveli qendror-qeveria. Pra të ndalohet mihja e qymyrit që përfundon në treg si dhe të ndalohet importi për ngrohje individuale që do ta pamundësonte sjelljen e qymyrit në treg”, ka shkruar Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …