Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Pak ka raste në politikë kur deputeti mund ta dëshmojë kontributin për shtetin. Demarkacioni është një prej këtyre çështjeve. Kontributi për partinë nuk i afrohet as për së afërmi kontributit për shtetin e kombin. Andaj të gjithë ata që kërcënohen me largim nga partia ta dinë se kjo është asgjë në krahasim me mbrojtjen që mund të ja bëjnë interesave të shtetit. Pozitat e partitë vijnë e shkojnë, e shteti do të mbetet”, ka shkruar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
