leoni

Shpend Ahmeti: Shtetet më të mëdha të botës po i marrin vaksinat kineze, ndërsa Kosova po i refuzon

Shpend Ahmeti nuk shprehet shumë optimist për iniciativën e LDK-së për mocionin ndaj Qeverisë Haradinaj

Takimet e liderëve opozitarë për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj pritet të shpeshtohen. Pas takimit mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, ditën e enjte ose të premte, Shpend Ahmeti do të takohet me Isa Mustafën, e nuk përjashton mundësinë e takimit me Albin Kurtin. Pavarësisht kësaj, Ahmeti nuk shprehet shumë optimist për këtë iniciativë, duke deklaruar se duhet të shikohen mundësitë që rrëzimi i Qeverisë të bëhet pa votat e Listës Serbe. Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti thotë se janë të gatshëm për të bashkëvepruar me dy partitë tjera opozitare për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj. Mirëpo, thotë se pa biseduar me dy liderët tjerë opozitar nuk e di se sa serioze është kjo iniciativë.  E rëndësishme për Ahmetin është fotografia e Kosovës pas zgjedhjeve. Ai kërkon zotim publik nga LDK-ja se do të ketë vija të kuqe për PDK-në. Kurse theksoi se PSD duhet të ketë rol në këtë iniciativë për rrëzim të Qeverisë. Ahmeti për KosovaPress e përsëriti se me Listën Serbe ata nuk i japin votat për të çuar vendin në zgjedhje të reja. Krejt kjo, pasi në rrethanat aktuale është në rrezik të hyhet në iniciativa të tilla. Javën e kaluar dy kryetarët e partive opozitare, Isa Mustafa dhe Albin Kurti janë takuar për tu koordinuar mbi mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …