leoni

Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: PDK e LDK e kanë zaptuar stacionin e autobusëve

Kryetari i Prishtinës, nëjherësh kandidat i VV-së për një mandat të dytë në Komunën e Prishtinës, ka akuzuar partitë opozitare PDK e LDK se kanë zaptuar stacionin e autobusëve në kryeqytet, derisa ka thënë se kanë vendosur edhe taksa shtesë për qytetarët. Ai ka ftuar qytetarët e Prishtinës që më 22 tetor të mos votojnë këto dy parti, të cilat sipas tij edhe propagandën dhe akuzat ndaj tij po i bëjnë bashkërisht.

“Edhe sot vazhdon koalicioni i udhëheqësisë LDK/PDK në Kuvendin Komunal të Prishtines me vota të koordinuara mirë mes veti. Edhe sot ata bashkëqeverisin pse bashkëzaptojnë Stacionin e Autobusëve ku kanë vendosur taksa shtesë për qytetarët. Kanë qenë bashkë këto vite dhe vazhdojne të hyjnë bashkë edhe ne zgjedhje. Propaganden e kanë bashkë, e akuzat i bëjnë bashkë. Me 22 tetor duhet me ju dhënë përgjigje në zgjedhjet edhe për Kuvend Komunal të pamundësojmë bllokimin e koalicionet në dëm të qytetit tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …