Shpend Ahmeti

Ahmeti: PDK ka bojkotuar seancën, duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDK-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka  akuzuar dy partitë kryesore politike të vendit LDK-në dhe PDK-në, të cilat  se kanë marrë qëndrim kundër  Shqipërisë. Në një deklaratë, Ahmeti thotë se, pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë ishte rënë dakord për vendndodhjen e re të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në qendër të qytetit të Prishtinës. Për këtë, Ahmeti bën me dije se prej dy javësh ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës për të proceduar para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.  “Kur e vërejtëm hezimitin e Kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008, Komuna gjatë udhëheqjes së LDK kishte ndarë këtë lokacion për partinë, pra për LDK-në, për ta ndërtuar selinë shumëkatëshe të partisë. Sot LDK e bojkotoi mbledhjen, duke thënë se ajo tokë është e tyre. Po ashtu PDK ka bojkotuar seancën, duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDK-së. Nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes LDK-PDK ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal, ka thënë mes tjerash kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …