leoni

Shpend Ahmeti: Raporti i Progresit po thotë që si shtet jemi i korruptuar, i pareformuar, jo-mjaftueshëm demokratik

Ahmeti: Raporti i Progresit po thotë që si shtet jemi i korruptuar, i pareformuar, jo-mjaftueshëm demokratik

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka komentuar Raportin e Progresit për Kosovën. Ai ka thënë se Raporti i Progresit po thotë që si shtet jemi i korruptuar, i pareformuar, jo-mjaftueshëm demokratik dhe jo të gatshëm që në aspektin ekonomik të konkurrojmë me shtetet e zhvilluara. “Raportin e progresit duhet ta lexojmë si pasqyre për të parë se ku jemi si shoqëri në arritjen e standardeve të jetës. Pra, jo vetëm si vlerësim i biletës hyrëse për në BE por si matje e vlerave të shoqërisë sonë. Prandaj, Raporti i Progresit po thotë që si shtet jemi i korruptuar, i pareformuar, jo-mjaftueshëm demokratik dhe jo të gatshëm që në aspektin ekonomik të konkurrojmë me shtetet e zhvilluara. Ka arsye të fajësojmë edhe Evropën edhe fqinjët, por duhet së pari ta shikojmë shtetin tonë në pasqyre dhe të jemi vetëkritik. Pa përmirësim domethënës në vlerat kryesore nuk duhet as që të synojmë BE-në. Është e qartë që kjo qeveri këtë nuk e ka bërë dhe nuk ka mundësi ta bëjë. Raformat duhet të sjellin më shumë mundësi, punësim, barazi e mirëqenie. Me lehtë për tu thënë se për tu bërë, por shoqëria jonë ka njerëz që mund ta bëjnë këtë . Dhe shoqëria duhet ta kuptojë se e ka në dorë vendimin për të sjellë njerëzit e duhur në pozitat e duhura”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …