Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas emërimit të akademikut Hivzi Islami në krye të komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës. Përmes një postimi, Ahmeti u shpreh se kur Qeveria pati nënshkruar demarkacionin me Malin e Zi, opozita dhe ekspertët e kundërshtuan duke e quajtur falje të territorit, përfshi këtu edhe ekspertë e deputetë të pozitës. Ndërsa, profesor Islami duke mbrojtur qeverinë me çdo kusht i quajti këta ekspertë debilë e imbecilë dhe tani i njëjti profesor emërohet kryetar i komisionit qeveritar për matjen e territorit, u shpreh Ahmeti.
