Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti është takuar sot me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka shkruar se gjatë takimit është biseduar për inicimin e mocionit të suksesshëm. “Sot zhvilluam një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Përveç diskutimit për situatën politike në vend me Mustafa diskutuam për nevojën e koordinimit opozitar në Kuvend dhe për diskutimet për inicimin e një mocioni të suksesshëm të mosbesimit. PSD vazhdon të shprehë gatishmërinë për një partneritet opozitar për nisma të përbashkëta”, ka shkruar Ahmeti. I pari i PSD-së ka shtuar se në vijim do të intensifikojnë takimet për darkordim për strategjinë për rrëzim të Qeverisë.
