leoni

Shpend Ahmeti thotë se me votat e Listës Serbe nuk janë të interesuar për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës

Shpend Ahmeti thotë se me votat e Listës Serbe nuk janë të interesuar për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës

Kreu i Komunës së Prishtinës, njëherësh kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se opozita nuk i ka votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë. Pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, Ahmeti ka treguar se me votat e Listës Serbe nuk janë të interesuar ta rrezojnë qeverinë. “Me i pas votat na e kishim thirr seancën. Me Listën Serbe s’jemi të interesuar me e rrëzuar qeverinë”, ka thënë Ahmeti. Kurse kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk i frikësohet mocionit të mosbesimit. Ai ka deklaruar se mburret me punën që ka bërë si kryeministër deri më tani. “Secili frikësohet mos po e rrëzojnë, kur kam qenë në opozitë kam qenë pak më rehat e tash po kam punë shumë. Edhe sikur të ishte dita e fundit e qeverisë unë shkoj në shtëpi me mburrje me atë çfarë kam bërë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …