Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëhrësh edhe kryetar i PSD-së, Shpend Ahmeti, thënë se e vërteta për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, nuk mund të fshihet pafundësisht. Ai përmes një postimi ka shkruar se tani po vërtetohet që dikush ka pasur interes që e vërteta të mos zbulohet e tëra. “Të gjithë që e kanë njohur Astritin, e dinë së çfarë qytetari shembullor kemi humbur. Astriti përveç që ka qenë aktivist i pashoq i Lëvizjes Vetëvendosje, na ka ndihmuar me punën e tij në Komunën e Prishtinës në sektorin e shëndetësisë si një prej studentëve më të mirë të mjekësisë. Vitet shkojnë por padrejtësitë nuk zbuten e duke mos e ditur të vërtetën, as plagët nuk shërohen”, ka shkruar Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …