Diaspora solidarizohet me vendlindjen, për një ditë dhurohen afër 100 mijë euro për fondin emergjent

Shpenzimet e buxhetit në paga dhe mëditje janë rritur për 5 përqind më shumë këtë vit se në 2015-ën

Sipas pas raportit gjashtëmujor financiar të publikuar nga Ministria e Financave në gjashtë muajt e parë të 2016-ës, për paga dhe meditje  janë dhënë nga buxheti i shtetit 272 milionë euro. Këtyre shpenzimeve iu prin  kabineti i kryeministrit, ku për të paguar stafin e Mustafës nga buxheti janë harxhuar 7 milionë euro, derisa me shpenzime i vjen afër edhe zyra e presidentit, ku i pari i shtetit Hashim Thaçi ka shpenzuar 2 milionë euro  për rroga dhe  paga vetëm për këta 6 muaj. Kurse Kuvendi  Kosovës, ka shpenzuar  për pagat  e  kryekuvendarit dhe të deputetëve  385 mijë euro. Ministritë që renditen në listën e shpenzimeve  në paga për të punësuarit e saj është MPJ. Ky dikaster i udhëhequr  nga  Ministri Enver Hoxhaj ka shpenzuar nga thesari i shtetit 10 milionë euro, për tu pasuar nga MPB  që ka shpenzuar në rroga 6 milionë euro.  E  numra milionësh vërehen edhe në MKRS, ku ministri Kujtim Shala për paga të stafit të tij ka harxhuar buxhetin e shtetit për 8 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …