Shpërndahen 83 motokultivatorë, Pula dhe 71 sera për bujqit e komunës së Skenderajt

Në një ceremoni të organizuar nga komuna e Skenderajt, ku ishin të pranishëm drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, Albulena Gashi nga programi mbështetës i Islamic Relief Kosova, Blerim Gashi nga prokurimi dhe përfituesit, është bërë shpërndarja e 83 motokultivatorëve, pulave për 120 përfitues (40 pula secili përfitues) dhe 71 serave, në kuadër të programit për zhvillim të bujqësisë nga Komuna e Skenderajt. Drejtori Maliqi, duke i përgëzuar bujqit përfitues, si dhe organizatën në fjalë për mbështetje të vazhdueshme për qytetarët tanë, ka thënë se duke qenë se bujqësia mbetet prioritet, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me organizata partnere, do të vazhdojë edhe në të ardhmen t’i përkrahë bujqit dhe fermerët e komunës, përmes granteve dhe subvencioneve.

May be an image of 7 people, offroad vehicle, helicopter, motorcycle, buggy, scooter, dune buggy and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …