RKL: Tri nga shumë qëndrimet antikombëtare dhe antishqiptare të Veton Surroit

Shpërthejnë mediet pro serbe në Kosovë duke afishuar listat e Milosheviqit kundër eprorëve të UÇK-së

Mediet pro serbe në Kosovë, me rastin e arrestimit të Ramush Haradinjt në Francë  edhe sot publikojnë pa ndërprerë listat e ish ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, të akuzuar nga koha e regjimit të Milosheviqit, me qëllim për të dëshmuar dhe për të ua përkujtuar shfletuesve se nuk është vetëm Ramush Haradinaj në listën e zezë të Beogradit, por  janë edhe rreth 160 ish-pjesëtarë të UÇK-së që i kërkon ministria e Drejtësisë së Serbisë  për t’ i dënuar. Në asnjë prej këtyre medieve ( Ekspress, Telegraf, Koha Ditore, Zëri etj) nuk sqarohet se ato akuza janë ngritur në kohën e regjimit të Milosheviqit, qysh në vitin 1999 dhe si të tilla janë postuar dhe ripostohen në të gjitha portalet dhe gazetat e Serbisë, po ashtu edhe në portalet dhe në disa medie të Kosovës, të cilat për sensacione  dhe me qëllim për diskreditimin e luftës së UÇK-së në vazhdimësi postojnë emrat e atyre që Serbia i trajton si vrasës të ushtarëve e policëve serbë  dhe mercenarëve shqipfolës. Pastaj, u përkujtojnë komandantëve të luftës se “janë kriminelë”, se nuk ka mbaruar “Liqeni i Radoniqit”, se Kadri Veseli e Hashim Thaçi do të përgjigjen në Gjykatën speciale dhe  jo më kot Serbia i trajton “kriminelë”.

Kontrolloni gjithashtu

Gentrit Misini: UNMIK dhe EULEX misione të “parealizuara”

Kryekuvendari, Konjufca, deputetët, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Baftiu, Aida Dërguti e Teuta Haxhiu, deklarohen të pafajshëm

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, deputetët Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, si dhe ish-deputetet Besa Baftiu, Aida …