Shpërthimi i skandalit të pastrimit të parave të korrupsionit në nivel botëror në “Panama Papers” ka prekur edhe Shqipërinë

Shpërthimi i skandalit të pastrimit të parave të korrupsionit në nivel botëror në Panama Papers ka prekur edhe Shqipërinë

Shpërthimi i skandalit të pastrimit të parave të korrupsionit dhe fshehjes së taksave përmes kompanive të regjistruara në parajsat fiskale, duket se ka vënë në lëvizje prokurorinë dhe policinë shqiptare. Burime jozyrtare nga organi i hetimit të kryeqytetit bëjnë të ditur jo zyrtarisht se njësia “task force” që heton edhe veprën e pastrimit të parave ka nisur menjëherë verifikimet lidhur me emrin e parë që ka dalë në Shqipëri si i lidhur me skandalin “Panama Papers”.  Ajo është kompania e ngjyrosjes së karburanteve “GFI Technologies”. Prokurorët janë urdhëruar të ndjekin publikimin në vazhdim të të dhënave nga konsorciumi i gazetarëve ndërkombëtarë që disponon 11 milionë dokumentet e kompanisë ligjore panameze “Mosak Fonseka”, e cila bënte regjistrimin e kompanive “offshore” nga e gjithë bota.

Top Channel kërkoi një reagim nga zyra e shtypit e Prokurorit të Përgjithshëm, që deklaroi se prokuroria po bashkëpunon me institucione të tjera ligj zbatuese për të qartësuar situatën mbi përfshirjen e mundshme në çështjen “Panama Papers” të kompanive ose shtetasve shqiptarë apo të huaj që operojnë në tregun financiar shqiptar.  Një angazhim i ngjashëm i autoriteteve të drejtësisë ndodhi edhe përgjatë vitit 2011, në rastin e Wikileaks, kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci.  Në atë kohë, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni, çështja u la në harresë.

(Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …