Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka thënë se takimi i kreut të qeverisë të Shqipërisë, Edi Rama në Greqi, ka krijuar zhurmë në shtetin grek. Ai ka thënë se tashmë Shqipëria ka një peshë më të “rëndë” në rajon. Unë e pashë si një takim ku ndo doja të nënvizojë që është fakt që çdokush që ka përfaqësuar Shqipërinë jemi treguar të përulur, pa dinjitete do thosha. Madje në kushtet e servilizmit me Greqinë. Emigrantët u ndjenë të vlerësuar. Rama aty tha se ne jemi popuj miq por shtetet kanë interesa. Tha ca fakte të njohura historike, kam parasysh për çështjen çame, ligjit të luftës dhe pensioneve. Edhe konteksti do tregojë faktin se Shqipëria nuk është më ajo e mëparshme. Shqipëria ka një peshë tjetër në rajon dhe këtë duhet ta pranojmë. Rama donte të theksonte që të trajtohemi me dinjitete dhe respekt. Gjatë gjithë kohës kemi qenë të intimiduar. Historia ka treguar se jemi në kriza ciklike”, ka thënë kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …