Shpëtim Idrizi

Shpëtim Idrizi: Grekët e dinë se arrestimi i Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë, por duan tensione në Shqipëri

Kryetari i  PDIU-së Shpëtim Idrizi ka deklaruar se grekët e dinë se arrestimi i Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë, por ata e zgjedhin këtë rast për të rikthyer tensionet e harruara prej vitesh në Himarë. Ai tha se Fredi Beleri është një figurë, e cila ka “hije të mëdha në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët”. Shpëtim Idrizi  tha se Beleri është akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, në të cilën u vranë dy ushtarë shqiptarë, të cilët sot janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Ai thotë se dosja ndaj tij është zhdukur nga arkivi i Gjykatës së Tiranës, dhe për këtë arsye, ai i kërkoi SPAK-ut të nisë hetimet për zbardhjen e rrethanave. Këtij njeriu sot i është pushuar çështje, sepse drejtësia e Greqisë nuk i përgjigjet SPAK dhe së dyti, sepse në mënyrë të paprecedentë, në arkivin e Gjykatës së Tiranë është zhdukur dosja. SPAK duhet të fillojë hetimet për zhdukjen e dosjes së Belerit në arkivin e Gjykatës së Tiranës. Kjo nuk është e rastësishme dhe kjo është shumë e rëndë. Për këtë arsye është zgjedhur Beleri, për të rikthyer tensionet në Himarë, tha mes tjerash Shpëtim Idrizi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …