Shpëtojnë nga bombardimi rus kryetari i Ukrainës, Zelenski dhe kryeministri i Greqisë, Micotakis

Kryetari i Ukrainës,  Volodimir  Zelensky, ishte dëshmitar i një sulmi vdekjeprurës rus me raketa, qindra metra larg vendit që ai e vizitoi në Odesa, në rastin kur një  hangar i dronëve në portin e Detit të Zi është goditur afër vendit  Siç raporton Sky News, nga ky sulm janë vrarë pesë  njerëz. Zelensky ishte duke vizituar qytetin e prekur nga lufta e tmerrshme në jug të vendit, së bashku me kryeministrin grek Qiriakos Micotakis. Sulmi ka ndodhur nga 500 deri në 800 metra larg vendit ku ishin dy liderët, shkruan Reuters. “Ne jo vetëm që e dëgjuam por edhe e pamë sulmin e sotëm. E shihni se me kë kemi të bëjmë, atyre nuk u bëhet vonë se ku godasin”, ka thënë Zelensky.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …