40 vjet pa udhëheqësin më të madh të kombit shqiptar, Enver Hoxha!
Kombi shqiptar, në periudha të caktuara, ka nxjerrë burra dhe burrnesha;
Udhëheqës të mëdhenj dhe të lavdishëm, si dhe figura me përmasa kombëtare dhe botërore;
Të vlerësuar në Europë, madje dhe më gjerë në botë;
Të cilët bënë Epoka, si ishte, p.sh., Epoka e Skënderbeut dhe Epoka lavdimadhe Enveriane.
Historia njeh mirë luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar që stopoi agresorin turk nën udhëheqjen e Skënderbeut për 25 vjet, i cili njohu fitore duke shpëtuar dhe qytetërimin europian.
Pas vdekjes së Skënderbeut, populli shqiptar nuk e ndali rezistencën dhe luftën kundër pushtuesve;
Ajo shpesh ka fituar, pavarësisht se nuk ua kanë njohur atë.
Kur historia thirri në skenë Enver Hoxhën, një atdhetar intelektual me kulturë perëndimore, me vizion, largpamësi, në krye të PKSh-së, që bashkoi masat popullore dhe i udhëhoqi ato, duke i sjellë popullit lirinë dhe pavarsinë e vërtetë;
Që për 40 vjet të udhëheqjes së tij, njohu vetëm rritje dhe suksese, duke bërë Epokë;
Që me krenari e quajmë Epoka Lavdimadhe Enveriane.
Pra, në periudha të caktuara të shoqërisë njerëzore, lindin njerëz të mëdhenj që i thërret në skenë historia për të lënë gjurmë të pashlyeshme në të.
Pikërisht në skenë thirri Enver Hoxhën, ai që i doli zot fateve të popullit;
Kur mbi të rëndonte shfrytëzimi i huaj fashist dhe shfrytëzimi vendas nga klasa feudo-borgjeze.
I gjendur para këtyre problemeve të mëdha që po kalonte vendi ynë,
Enver Hoxha, me një arsim të lartë, kulturë intelektuale të marrë në Perëndim, i ushqyer me ndjenjat e dashurisë për popullin dhe atdheun dhe i brymosur me idetë komuniste të M-L, krijoi Partinë Komuniste të Shqipërisë, si parti e tipit të ri, partinë e proletariatit.
Duke parë si prioritet çlirimin kombëtar nga pushtuesit e huaj, PKSh me në krye Enver Hoxhën, u vu në krye të Luftës Antifashiste Nac-Cl dhe arriti fitoren mbi nazifashizmin, si dhe kundër klasave të pasura feudoborgjeze, duke rrëzuar pushtetin e tyre dhe në vend të tyre, vendosi shtetin e diktaturës së proletariatit që ishte demokraci për masat popullore dhe diktaturë për të përmbysurit.
Ishte vizioni dhe largpamësia e kollosit Enver Hoxha që, brenda një kohe të shkurtër, populli nën udhëheqjen e PKSh zhduku pasojat e luftës dhe, me një vullnet të hekurt dhe me hov revolucionar, bëri transformimin ekonomik, politik dhe shoqëror të vendit dhe ndërtoi Shqipërinë e Re Socialiste, që e bëri të qëndrojë krenare dhe dinjitoze në botë.
Enver Hoxha, si kryeshqiptar, atdhetar, burrështetas dhe udhëheqës i madh, nuk lejojë absolutisht të ndërhyhej askush në punët e brendshme të vendit.
Ai, pa iu dridhur qerpiku, demaskoi gjithë planet djallëzore të imperialistëve dhe revizionistëve të gjitha ngjyrave.
I nisur nga parimi se shqiptarët janë zot në vendin e vet dhe nuk guxon kush të neperkëmbe dinjitetin dhe krenarinë e tyre,
Të gjithë orvatjet e ndryshme të antishqiptarëve nga deti, toka dhe ajri për të përmbysur Enver Hoxhën dhe socializmin, dështuan me turp.
Pas vdekjes së Enverit, tradhtarët e brendshëm të ngritur me veshët nga antishqiptarët nga jashtë, ia dhanë pushtetin në pjatë argjendi borgjezisë, të cilët e shkatërruan dhe përmbysën Shqipërinë, duke i hequr shpresën shqiptarëve për të ardhmen.
Rezultati, që sot Shqipëria ndodhet në udhëkryq.
A do ta lëmë këtë komb që të ngërdhihet dhe Shqipërinë ta marrin të tjerët për të bërë me të çfarë të duan?
Unë mendoj që jo!
Enver Hoxha nuk lind me nëna!
Megjithatë, Shqipëria ka plot bij dhe bija shqiptare atdhetare, të aftë, trima, si gjatë historisë së lavdishme të popullit tonë, që kanë kontribuar për t’i sjellë lirinë, pavarsinë dhe ndërtimin e Shqipërisë së Re Socialiste.
Përseri bijtë dhe bijat atdhetare shqiptare, kur Shqipëria ka nevojë për ta,
Do t’i dalin zot Atdheut;
Që, duke pasur si busull orientuese veprën e pavdekshme të Enver Hoxhës, do të çojnë përpara zhvillimin dhe progresin shoqëror;
Sepse gjithë veprën e Enver Hoxhës ishte në shërbim të popullit të thjeshtë dhe atdheut të tij të dashur;
Se bir i thjeshtë ishte ai;
Se për ata luftoi dhe punoi deri sa vdiq.
Edhe pse sot borgjezia vendase, përballë politikave të tyre të dështuara antikombëtare dhe antishqiptare, të përkrahur dhe nga antishqiptarët, përpiqen të nxijnë Epokën Enveriane;
Epopoenë e Lavdishme të Luftës Antifashiste Nac-Cl me komandant suprem Enver Hoxhën;
Duke hedhur balta mbi heronjtë e lavdishëm të luftës dhe të punës;
Duke hedhur balta mbi gjithë arritjet e Socializmit.
Pavarësisht se u bënë 40 vjet të ndarjes nga jeta e kryeshqiptarit, udhëheqësit më të madh të kombit shqiptar Enver Hoxha,
Enver Hoxha është gjallë, ai jeton në jetë të jetëve, sepse rron vepra e tij e pavdekshme.
Veçanërisht, sot vepra e Enver Hoxhës merr vlera akoma më të mëdha, kur kombi shqiptar është në udhëkryq, kur 40% e popullsisë është në kufirin e varfërisë dhe të mbijetesës nga pushteti i borgjezisë që pasurohet në kurriz të masave popullore.