leoni

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës!
17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.
Është epopeja më e ndritur dhe e lavdishme e popullit shqiptar.
Prandaj ne jemi krenarë dhe mburremi me trimërinë e sakrificat e luftëtarëve tanë trima, që luftuan me heroizëm, jo për vete, por për të çliruar Tiranën nga pushtuesit e huaj!
Lufta për çlirimin e Tiranës ishte luftë frontale.
Është një nga luftërat më të mëdha, më të ashpra dhe më të suksesshme të UNÇL-së kundër pushtuesve!
Kjo betejë u krye sipas planit operativ-strategjik që përpunoi Komandanti i Përgjithshëm i UNÇL-së, Enver Hoxha.
Më 29 tetor 1944, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, Gjeneral Kolonel Enver Hoxha, Divizioni I Sulmues nisi sulmin për çlirimin e Tiranës.
Luftimet për çlirimin e Tiranës vazhduan rrugë më rrugë, barrikadë më barrikadë dhe shtëpi më shtëpi. Një kontribut të madh në këtë luftë dhanë edhe qytetarët tiranas.
Si rezultat i kësaj lufte të ashpër dhe të suksesshme, më 17 nëntor 1944, në mëngjes, ra qëndresa e armikut.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, u çlirua.
Gjatë 19 ditëve që vazhduan luftimet, forcat gjermane lanë më tepër se 2,000 të vrarë, midis tyre edhe oficerë madhorë të identifikuar, si dhe shumë të plagosur. U zunë më tepër se 300 robër dhe një sasi e konsiderueshme materiali luftarak. Nga forcat partizane pati 417 të vrarë, që mbeten pishtarë të pashuar.
Këtë luftë e organizoi, e frymëzoi, e udhëhoqi dhe drejtoi Enver Hoxha dhe PKSH-ja, që e çliruan vendin me forcat e tyre pa ndihmën e ushtrisë së kuqe apo të tjerëve.
Lavdi 17 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Tiranës!
Lavdi 80-vjetorit të Çlirimit të Tiranës!
Lavdi dëshmorëve të LANÇ-it!
Lavdi Komandantit Strateg, Enver Hoxha!

Shpresa Bajraktari

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçana

Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja. Sot, 21 ditë më vonë, ende jemi …