Në adresë të Radios Kosova e Lirë kanë mbërritur letra, telegrame dhe mesazhe ngushëllimi nga të gjitha trojet shqiptare

Shpresa Bajraktari: Pra boshllëku i ndarjes nga jeta e profesorit tonë është i madh

E dashur Arbana, vajzë e Profesorit të nderuar Ahmet Qeriqi!

Me dhimbje të madhe, intelektuali i shquar, atdhetari i dëshmuar, profesori i mrekullueshëm, drejtori i Radio Kosovës së Lirë, Babai i shkëlqyer i juaj – do të mungojë shumë ty dhe familjes tuaj; Do t’i mungojë shumë Radio Kosovës së Lirë;
Do t’i mungojë shumë shokëve të armëve dhe të punës;

Pasi ai, gjatë luftës së UÇK-së, luajti një rol të madh jo vetëm si luftëtar i saj, por më vonë ai luajti një rol të pazëvendësueshëm, kur Shtabi Drejtues i UÇK-së i dha si detyrë për të drejtuar në kohë lufte Radio Kosovën e Lirë, si mjet për informim, propagandë dhe thirrjen e popullit për çlirimin e Kosovës;
Të cilën ai e kreu në mënyrë të shkëlqyer,
E cila luajti rolin e madh të pazëvendësueshëm në kohën e luftës së Kosovës.

Jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas luftës deri sa vdiq, roli i Prof. Ahmetit ishte i jashtëzakonshëm.
Pasi vetë ai ishte pjesëmarrës në UÇK;
E njihte mirë luftën, si edhe i njihte mirë shokët e tij pjesëmarrës në UÇK,
Si dhe gjithë bijtë dhe bijat e tjera shqiptare që morën pjesë dhe kontribuan për çlirimin e Kosovës.

Prandaj, ai me profesionalizëm dhe përkushtim, duke i kujtuar dhe nderuar, shpalosi vlerat e tyre:
Të dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës, që nuk kursyen asgjë për Kosovën;
Të cilët me gjakun e tyre ujitën rrënjët e lirisë së Kosovës,
Për t’ua lënë si trashëgimi brezave, se liria nuk të falet, ajo u fitua me gjakun e bijave dhe bijve më të mirë të kombit shqiptar!

Prof. Ahmeti, duke qenë njohës i shkëlqyer i historisë së kombit shqiptar, shkroi dhe mbrojti me vërtetësi historinë e lavdishme të kombit tonë,
Për figurat më të mëdha të saj, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit tonë.

Pra, boshllëku i ndarjes nga jeta i Profesorit tonë është i madh.
Por pasardhësit, për ta plotësuar këtë boshllëk, duhet të ecin krenarë në rrugën e tij të lavdishme për ta çuar më tej misionin e tij fisnik në përcjelljen me vërtetësi të historisë së lavdishme të kombit shqiptar!

Prehu i qetë, Prof. i nderuar Ahmet Qeriqi, në tokën tënde të lirë shqiptare, që ju e deshët aq shumë dhe që gjatë gjithë jetës suaj, deri në fund të saj, dhatë gjithçka nga jeta juaj!

Lavdi të përjetshme jetës dhe veprës së pavdekshme të atdhetarit të madh, Prof. të nderuar,
Drejtorit të Radio Kosovës së Lirë, Ahmet Qeriqi!

Krenare të jeni gjithnjë, e dashur Arbana Qeriqi, për jetën dhe veprën e pavdekshme të babait tuaj të shkëlqyer!

Shpresa Bajraktari

Kontrolloni gjithashtu

“Shkolla Shqipe” - Zvicër: Veprat e njerëzve të mëdhenj i bëjnë ata të pavdekshëm, siç është profesor Ahmet Qeriqi

“Shkolla Shqipe” – Zvicër: Veprat e njerëzve të mëdhenj i bëjnë ata të pavdekshëm, siç është profesor Ahmet Qeriqi

Telegram ngushëllimi Dje me dhembje të madhe, të cilën nuk e përshkruajmë dot, e morëm …