Intelektuali i shquar, Atdhetari i dëshmuar, Profesori i mrekullueshëm, Drejtori i Radio Kosovës së Lirë, babai i shkëlqyer do t’i mungojë shumë familjes;
Do t’i mungojë shumë Radio Kosovës së Lirë;
Do t’i mungojë shumë shokëve të armëve dhe të punës.
Ai gjatë luftës së UÇK-së luajti një rol të pazëvendësueshëm, por edhe në punën e madhe në këtë kohë të Radio Kosovës së Lirë, për propagandën dhe thirrjet e popullit për çlirimin e Kosovës.
Jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas luftës deri sa vdiq, roli i Prof. Ahmetit ishte i jashtëzakonshëm.
Pasi vetë ai ishte pjesëmarrës në UÇK dhe i njihte mirë shokët e tij pjesëmarrës në UÇK, si dhe gjithë bijtë dhe bijat e tjerë shqiptarë që kontribuan për çlirimin e Kosovës.
Prandaj ai me profesionalizëm shpalosi vlerat e tyre si të dëshmorëve dhe heronjve;
Të cilët ujitën rrënjët e lirisë së Kosovës, për t’u lënë si trashëgimi brezave, se liria nuk të falet, ajo u fitua me gjakun e bijave dhe bijve më të mirë të kombit shqiptar!
Pra, boshllëku i ndarjes nga jeta e Profesorit tonë është i madh.
Por pasardhësit, për ta plotësuar këtë boshllëk, duhet të ecin krenarë në rrugën e tij të lavdishme për ta çuar më tej misionin e tij fisnik në përcjelljen me vërtetësi të historisë së lavdishme të kombit shqiptar!
Prehu i qetë, Prof. i nderuar Ahmet Qeriqi, në tokën tënde të lirë shqiptare, që ju e deshët aq shumë, dhe gjatë gjithë jetës suaj deri në fund, dhatë gjithçka nga jeta juaj!
Lavdi të përjetshme jetës dhe veprës së pavdekshme të Atdhetarit të madh, Prof. të nderuar,
Drejtorit të Radio Kosovës së Lirë, Ahmet Qeriqi!