Pikërisht më 21 gusht 1944 – 79 vjet më parë, njësiti partizan prej 5 vetë (Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhia , Ndoc Mazi, Hidajet Lezha dhe Ndoc Deda kishte marrë detyrë për të shkuar në një takim në Nënqafën e Vigut për të marrë pjesë në mbledhjen e Qarkorit të Partisë.
Rrugës për në Vig ata u spiunuan, u ndoqën dhe u rrethuan nga forcat mercenare bashkëpunëtore te Fashizmit të udhëhequr nga kapedani Gjon Markaj Gjoni.
Pesë partizanët u rrethuan në një shesh të hapur, por megjithatë ata nuk e humbën toruan .
Ata e ndanë mendjën me luftue deri ne pikën e fundit të gjakut edhe pse do të luftonin 5 trima ndaj 200 armiqëve .
Duke ruajtur gjakftohtësinë dhe të vendosur deri në fund për idealet e tyre ;
Në këto momente 5 trimat ju bëjnë thirrje mercenareve të shitur, që të braktisnin komandën dhe te bashkoheshin me luftën partizane.
Përgjigjja e mercenareve ishte, qe duhet të ishte njësiti partizan prej 5 vete, qe duhet të dorëzoheshin!!..
Por, thirrjes së kriminelëve ndaj partizanëve për t’u dorëzuar, partizanët iu përgjigjën trimërisht:
“Ne nuk dorëzohemi”
“Armët i kemi ngjeshur për të luftuar fashizmin dhe tradhtarët e Atdheut dhe jo për t’ua dorëzuar atyre!”
Në këto rrethana kur vdekja ishte shumë prane tyre , Ndoc Mazi njeri nga 5 Heronjve të Vigut shkruan një letër për Qarkorin e Partisë Komuniste të Shkodrës.
Në këtë letër shkruhej :
“Të dashur shokë! Jemi të rrethuar dhe presim në çdo minutë të na përshkojnë plumbat e tradhtarëve, po ne jena nda, më mirë me dhanë jetën si me le sesa me tradhtuar luftën që kemi nisë.” Një herë kemi thanë:
“Ja vdekje, ja liri! Pra, o shokë, ju do të ndiqni rrugën tonë, ku po e lamë ne me guxim të pathyeshëm. Shokë prej maleve të Mirditës, ku është çerdhja e tradhtarëve ju çojmë përshëndetjet tona t’u brohorit të gjithë një zani: Vdekje Fashizmit, Liri Popullit! Vdekje okupatorëve barbarë që na kanë shnderue vatanin! Rroftë Ushtria Nacionalçlirimtare! Të fala të pesë shokët: Teli, Besniku, Tigri, Minuku, Hydai!”
Në këtë letër shprehej besimi i patundur i 5 Heronjve te Vigut se Lufta Antifashiste Nac-Çl do të triumfoje dhe se populli do të vendos pushtetin e tij.
Me guxim e trimëri të rrallë vazhdoi lufta e pabarabartë, ku pesë Heronjtë e Popullit, pa iu trembur syri zhvilluan një luftë të rreptë me armiqtë duke zbrazur të gjitha plumbat e pushkëve dhe automatikëve dhe hedhjen e bombave derisa gjetën vdekjen e tyre me nderë një nga një.
Lufta dhe heroizmi i 5 trimave u përhap në gjithë Mirditën, Lezhën e Shkodrën, si dhe në të gjithë Shqipërinë.
Heroizmi i pashoq i tyre, bëri që lufta e brigadave partizane të vazhdonin fuqishëm luftën per çlirimin e plotë të Shqiperisë për ta bërë popullin të lirë dhe të pavarur, jo vetem nga pushtuesit, por edhe nga bashkëpunëtorët e tyre!
5 heronjte e Vigut ranë, për të mos vdekur kurrë, duke mbetur pishtar të pashuar .
Ne shqiptarët e ndershëm do tu jemi gjithnjë falenderues dhe mirënjohes atyre ;
Gjithë bijeve dhe bijave shqiptare që morren pjesë me armë në dorë duke mos kursyer as jetën per lirinë e Atdheut tonë të dashur.
Pas çlirimit, Heronjëve dhe dëshmorëve ju ngriten këngë, poezi, filma, si dhe buste për ti mbajtur të pavdekshem.
5 Heronjeve te Vigut ju bënë 2 filma , ju thurren këngë dhe vargjeve poetike si dhe në qendër të qytetit Shkoder iu ngrit lapidari për ti mbajtur ata gjithnjë të pavdekshem.
Por post komunizmit, hienat e hoqen bustin e 5 Heronjve sepse i vërbonte trimëria dhe ideali i pavdekshem këtyre trimave që ranë për të mos vdekur kurrë.
Megjithatë ne shkodranet i kemi thellë në memorrjen dhe nuk do ti harrojmë këta heronjë që dhanë jetën me trimeri të pashoqe ;
Sa herë ne duam të lëmë takim me shokë dhe shoqe :
Themi:
” takohemi në qendër të 5 Heronjte e Vigut.”
Ata nuk mund të hiqen nga memorja e kombit shqiptare .
Pasi heroizmi i tyre është i çimentuar thellë në mendjen dhe zemrat e shqiptareve të ndershëm.
Lavdi të përjeteshme 5 Heronjeve të Vigut!
Lavdi Luftës Antifashiste Nac-Çl të udhëhequr nga komandanti Enver Hoxha!