Njohësit e shëndetësisë kanë thnë se ndonëse ka një rënie të dukshme të rasteve të të infektuarve me virusin korona, shqetësuese është numri i madh i stafit mjekësor të infektuar me këtë virus. Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se përkundër që këto ditë ka një rënie të numrit të pacientëve me COVID-19, ka edhe të pacientë me gjendje më të rëndë. Në mesin e të infektuarve ka edhe mjekë e infermierë, të cilët duke i trajtuar pacientët, u infektuan edhe ata. Për momentin një staf shëndetësor i cili është i spitalizuar në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë duke marrë trajtime dhe një staf ndihmës, i cili është duke u trajtuar në këtë Klinikë. Një ndihmesë të madhe thotë se iu është dhënë edhe Klinikat tjera, të cilat po trajtojnë pacientë me COVID-19”. Mjekja, Lindita Ajazaj-Berisha ka apeluar sërish që qytetarët t’iu binden rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …