Rënia e natalitetit po rrezikon
seriozisht demografinë shqiptare. Një situatë alarmante raportohet në qarkun e
Kukësit, ku ka rënë ndjeshëm numri i lindjeve. Sipas pohimeve të mjekëve, janë 23% më pak lindje në qytet dhe
34% më pak në zonat rurale. Shkaku kryesor i kësaj rënie, siç njofton Top
Channel, ka të bëjë me emigrimin dhe largimin e çifteve të reja drejt vendeve të
Perëndimit. Po kaq shqetësuese është rënia e numrit të popullsisë rezidente në
qarkun e Kukësit, që lidhet me migrimin dhe emigrimin e pjesës aktive të
popullsisë. Qeveria e Edi Ramës deri më tani asnjëherë nuk e ka adresuar këtë
problem shqetësues.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …