KRUSHK ME KRUSHQ, ADEM JASHARI-
Çfarë nuk mbet pa u këndua
sërish kënga boll s’ka thënë,
Çfarë nuk mbeti pa u shkrua
sërish librat pak kanë thënë.
Bacë ADEMI-LEGJENDARI
prinë në valle t’HISTORISë,
Dasmë e madhe ne PREKAZ
NUSJA zbritka në DRENICË.
Kjajka NUSJA nën DUVAK
tuj pa KRUSHK kah binë si LISA
Thret Kosova:mos kjajë NUSE
nga cdo anë KRUSHQ të nisa.
Nisi NUSJA po terë lotin
NUSËROMËNI bijt e mi,
e nga KRUJA thret Kastrioti
KRUSHK e KRUSHKE, NJË SHQIPËRI.
NUSJA jonë shenjtëreshë
ngritet ngjitet n’lartësi,
N’DAMARË GJAKU FUSTAN VESHË
Diellon mbi Shqiptari.
QIELLIT tonë yjet po i shtohën
krushk e krushke po’i rrallohën,
ngjitet qiellit LEGJENDARI
Me PREKAZ, Adem Jashari.
I pret NUSJA me DUVAK
n’gjunj u’ bie ,n’gjunj u’rri
o,sa lisat t’rënë e shtri
burra ,gra,pleq,
ej… lisa t’rënë edhe fëmi.
A ka EMËR NUSJA JONË
LIRI,LIRI,LIRI,po i thonë
Nuse emrin i’a ka falë
UÇK me ADEM JASHARË.
………………………………..
O LISA të rënë ne LOG NJERËZORË
EDHE ZOTI, ZOTI, VET KA FOLË,
KUSH DURON BARBARË N’KONAK
N’ZEMËR S’MBA NJË PIKË GJAK.
Prini, prini n’VALLE t’HISTORISË
BIJT E ZJGEDHUR T’SHQIPËRIS
UÇK.UÇK.UÇK NË BALLË
ME ADEM,ME JASHARË,
Prini,hije po j’u ka,prini bukur po’u’ rri
UÇK ARMATË KOMBËTARE
TË KA LINDË KJO VEGJËLI.
O NJERËZ TË MIRË TË K’SAJ TOKE
RUANE DHIMBJEN E NANES LOKE,
S’GUXON GJAKUN KUSH ME FALË
eeeej..këtu gjaku shkoi rrëkajë
HISTORIA NUK E FALË.
-PRIJETARIT-
Çdo ditë digjen malli,ditët me të pa
Nga KULLA u hedhë ,pranvera pa mbarim
KOMANDANT HERO
ADEM LEGJENDAR!
Malit i sharton filiza të rriten PLISA
Djem me k’sula baroti mbi kokë
qikat me jatagane
me xjarrë e dashuri, per VATAN!
Madheshtor!Prijetar ne VALLE t’HISTORISË
Dielli te shkrihët ne EMER e MBIEMËR
ADEM E JASHARË
LEGJENDARË!
Kosove,LOG dasmash, kurorezua me GJAK
KOSOVË–LUL’KUQJA E SHQIPERISË
BIJ E BIJA TE RËNË NË ÇDO PRAG
KOSOVË,MODEL I LIRISË!
LAVDI DESHMORVE TE RËNË
LAVDI DHE ATYRE QE DO TË BINË,
NDERIME KOMBTARE UÇK-së
ZEMRËS S’SHQIPTARISË!
JO! ASKUJT S’I DRUHEMI, AS SOT AS MOT
KEMË NJË ARMATË DHE NJE ZOT!
UÇK! Ne Gjoksin dhe Ballin Tend
ATMËMËDHEU ndihet cdo ditë më i ri,
me ADEM JASHARË, me VEGJËLI
SHQIPËRIA ,SHPEJT KA ME U PËRTRI.
Deh,Kosove e dashur,vënd i praruar
Shih DRITËN e DIELLIT që kurrë s’e ke parë,
me LUMENJ GJAKU bukur je nusëraur
Me UÇK ne balle ,me ADEM JASHARË.
DAULLET PO BIEN NE MALE
VAZHDO NE VALLE
ARMATË ÇLIRIMTARE!!
4 JANAR 1999-të
”JU FLET ,KOSOVA E LIRË”
Ulu nënë
Bashk dëgjojmë,
Dielli dhe Hëna
N’KOSOVË KAN LINDË,
MBI MALET E BERISHËS
KULLË TË PA MPOSHTUR
KAN NGRITË!!!
JU FLET, KOSOVA E LIRË!
JU FLET, KOSOVA E LIRË!!
-Sot,USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
me zjarrë dashurie,me grusht të prushtë,
Ushtrisë Barbar-Kriminale
Sllavo-Kanibale,
I DHA GRUSHT,
Mirë i kan pritë
serbo-hordhitë,
BAM BAM,me TRADITË!
….Gjat kësaj beteje të pa parë
për ATMËMËDHE,
u shtrinë shumë LISA
Lindën ,plot adem jasharë
lokët thurrën qindra PLISA!
Sot, MAJ-MALEVE E BERISHES
ATMËMËDHEU-SHQIPËRI
feston RILINDJEN E TIJ.
JU FLET, KOSOVA E LIRË!
JU FLET, KOSOVA E LIRË!!
NËNËS SHQIPËRI
po i shtrihën në GJI
VIGAN E VIGANE,
PLEQ,GRA E FËMI,
gra shtazëna,
vasha e djem të ri,
e,vaj nuk ndihet kund
SHQIPËRIA NËNSHTRIMIN SHKUNDË.
-Shami bardhat
-IU KAN DHËNË GJI
-për SHQIPËRI!
Sot,RAÇAKU
I KUÇ SI BAJRAKU.
O,SOT RAÇAKU
MË I KUQ SE BAJRAKU!!!
ZOTI mallkoi Barbarët:
-O FARË PA ZOT
FARË PA TOKË,
U SHOFSH…
JU FLET,KOSOVA E LIRË!
JU FLET ,KOSOVA E LIRË!!
Sot,në Rrafshin e Dugagjinit
mësynë mijëra barbarë,
m’e djegë e pjekë
çdo gjë të gjallë,
por,USHTRIA ÇLIRIMTARE
iu doli per ballë,
–NDAL KANIBAL
–MERRNI KOKAT NËN SQETULLA
–KJO TOKË,S’JU DO AS PËR VARR.
JU FLET,KOSOVA E LIRË!
JU FLET ,KOSOVA E LIRË!!
Sot në PASHTRIK,
FARA RUSE , U SHUA
FARA RUSE,U FIK.
Në NERODIME sot,
korbat e qyqes
u vranë për-KOT!!
JU FLET, KOSOVA E LIRE!
JU FLET ,KOSOVA E LIRË!!
Sot ,në LLAP e GOLLAK
u vranë korba në çdo hap,
MALET UROJNË
TEJ MOLLES SË KUQE,
Shami-zezat kah vajtojnë!
ZOT,KULLË E PREKAZ
ADEM E JASHARË
SHQIPËRI E SHQIPTARË
JAN GJALLË,
SOT
U MBYT BOTA
NË PREMTIMET E KOTA,
SOT
EH MOJ SHQIPTARI
Ç’BËRE HISTORI.
Sot,në KARADAK
Ranë LISA,
rrodhi një lum gjak…
Sot, në Rambuje,
MALET E BERISHES NUK DINË
” JU FLET ,KOSOVA E LIRË”
Ç’KOBE GATUHEN PËR SHQIPTARINË…
MALET E BERISHES S’DUAN TË DINË…
Në Rambuje s’kemi ATMËMËDHE
NË BERISHË GATUAJM PËR SHQIPËRINË.
JU FLET ,KOSOVA E LIRË!
JU FLET KOSOVA E LIRË!!
-KENGE-
-tek lenë dielli e praron hana
–Zhuj SELMAN, s’ban ma nana…
JU FLET,KOSOVA E LIRË!
JU FLET KOSOVA E LIRË!!!
JU
FLET
KOSOVA
E LIRË
Nënë,zgjohu tani,o nënë,
Radio-Kosova e Lirë
PËRJETSISHT
NGROHË – DIELLON
NDRINË – HËNË-zon,
medet për VESHIN E SHURDHER
mjerë që s’e dëgjon,
OH NËNË!!!
JU FLET,KOSOVA E LIRË!
JU FLET,KOSOVA E LIRË!!!
TË FALEMI O ZOT,
RADIO KOSOVA E LIRË
MBULOJË KA QIELLIN
SHTROJË ,TË SHTRENJËTËN TOKË.
JU FLET RADIO KOSOVA E LIRË….