Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, i ka reaguar kryetares, Vjosa Osmani, e cila tha se nuk i ka vërejtur paratë që i kanë kaluar në xhirollogari për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit. Sipas zonjës Shqipe Pantina, secili deputet pranon çdo muaj në kutinë postare dokumentin nga sekretariati i Kuvendit të Kosovës, ku tregohet për pagesat që i janë bërë për muajin paraprak e që është i ndarë në: pagë bazë, mëditjet nga pjesëmarrja në seanca, mëditjet nga pjesëmarrja në komisione, pagesa për shujtat ditore dhe shpenzimet e udhëtimit. Prandaj te thuash se nuk e ke ditur sa para ke marrë dhe për çfarë arsye ose je injorant ose gënjeshtar e ndoshta edhe te dyja bashkë!”, ka shkruar Shqipe Pantina.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …