Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina i është përgjigjur deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendit, i cili tha se me Vetëvendosjen nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshjeje, nëse postin për kryeministër nuk do ta ketë LDK-ja. Ajo thotë se është ende herët të bisedohet për ndarje të posteve dhe kjo deklaratë e Kelmendit duket se nuk e pasqyron qëndrimin LAA-së, meqë nuk kemi ardhur në fazën kur do të diskutonim për ndarjen e posteve. Me LDK-në kemi pasur takime vetëm për fazën programore, mirëpo besoj që janë njerëz tjerë që flasin për qëndrimin e LAA-së, dhe ky mund të jetë ndoshta vetëm mendim i Ramiz Kelemendit”, tha deputetja Shqipe Pantina, e cila konfirmoi edhe një herë se Vetëvendosje mbetet e vendosur sa i përket postit të kryeministrit. Ne në Vetëvendosje kemi një vendim të Këshillit të Përgjithshëm dhe ai vendim është që Albin Kurti të jetë kryeministër sepse është personi më i votuar në zgjedhjet e qershorit”, përfundoi Pantina.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …