Partia kryesore opzitare në Shqipëri dje ka paralajmëruar se do ta bojkotojë punën e Kuvendit, në përpjekjet për ta përmbysur kryeministrin socialist, Edi Rama, para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në qershor. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se do të kthehej në Kuvend vetëm për të votuar për një qeveri teknike. Qindra protestues janë vendosur në një tendë para zyrave qeveritare në Tiranë, prej të shtunës së kaluar. Bojkoti i Kuvendit të Shqipërisë do ta shkatërronte implementimin e reformës gjyqësore, që është kërkuar para se Shqipëria t’i filloj negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri, Edi Rama, ka propozuar që opozita t’i dërgoj ligjvënësit vetëm për të siguruar miratimin e masave të ndërlidhura me reformën gjyqësore, derisa protesta vazhdon. Por, Lulzim Basha, e ka hedhur poshtë propozimin, duke u thënë mbështetësve se për kërkesat tona nuk ka negociata.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …