Ministri i Jashtëm Shqipërisë, Gent Cakaj ka bëtë të ditur se Tirana zyrtare ka anuluar pjesëmarrjen në samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që ka filluar të mbahet sot në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Cakaj ka thënë se anulimi i pjesëmarrjes në samitin në Sarajevë, është bërë me qëllim për t’u solidarizuar me Kosovën. Trajtimi i njëanshëm dhe i pabarabartë i Kosovës nga organizatorët e samitit është i papranueshëm dhe është në kundërshtim të qëllimit të tij, për të krijuar atmosferë besimi, raporteve të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Nuk ka bashkëpunim pa trajtim të barabartë”, ka shkruar Cakaj.
