Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot mbërritjen në Stamboll të grupit të dytë të efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës shqiptare të kërkim – shpëtimit. Autoritetet shqiptare dërguan një ditë më parë një grup prej 54 personash me specialistë të kërkim-shpëtimit, mjekë dhe infermierë për të ndihmuar operacionet e kërkimit në zonat e goditura nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi. “Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës shqiptare të kërkim – shpëtimi”, ka shkruar Rama në Facebook. Më shumë se 8.700 persona kanë humbur jetën, si pasojë e tërmetit shkatërrues prej 7.8 magnitudë që goditi Turqinë dhe Sirinë. Numri i të vdekurve është rritur për më shumë së 900, që kur për herë të fundit gjatë natës së kaluar autoritetet e atjeshme raportuan për situatën në terren.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …