Ministrja e Shqipërisë për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito dhe ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Jagxhilar, kanë nënshkruar Planin e Veprimit për Zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit. Me këtë rast Jagxhilar tha se në këtë marrëveshje është paraparë bashkëpunimi për reformat e Administratës Publike. Ndërsa, Milena Harito tha se kjo marrëveshje konkretizohet me një plan të veprimit. “Shqipëria dhe Kosova janë duke vazhduar procese të shumta të bashkëpunimit. Është shumë e rëndësishme ta çojmë përpara administratën sepse është kusht për integrim në Bashkimin Evropian”, ka thënë ministrja Harito.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …