Gjatë më tepër se pesë muajve në Ukrainën e pushtuar pjesërisht, kryetari Vladimir Zelensky përsëriti thirrjen drejtuar Perëndimit për më tepër armë. Amerika Britania e Madhe, Franca e shumë vende të tjera, në total 44 prej tyre, u përgjigjën jo vetëm me mbështetje ushtarake, por edhe financiare. Me 10 qershor, qeveria shqiptare miratoi vendimin për dhënien e ndihmës humanitare prej 1 milionë eurosh për Ukrainën. Por a ka kontribuar Shqipëria edhe me ndihmë ushtarake? Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksportit të Mallrave Ushtarake në Tiranë, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, pranon për herë të parë se Shqipëria e ka mbështetur edhe ushtarakisht qeverinë ukrainase. Por nuk u dha asnjë detaj tjetër se çfarë municionesh dhe armësh u dërguan nga Tirana zyrtare. Republika e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, i ka dhënë kontributin e saj shtetit të Ukrainës, nëpërmjet dërgimit të mallrave dhe pajisjeve ushtarake. Këto mallra dhe pajisje janë dhuratë e qeverisë së Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …