Shqipëria e Kosova e kryesojnë listën e shteteve me rënie drastike të numrit të nxënësve në shkollat fillore me 14 mijë e 279 nxënës më pak, ndërsa 4 shtetet e rajonit, Bosnja, Serbia, Maqedonia e Mal të zi kanë, të gjitha tok kanë 7 mijë e 886 nxënës më pak
Shqipëria dhe Kosova e kryesojnë listën e shteteve ku është regjistruar rënie drastike t nxënësve në shkollat fillore për dy ciklet e kaluara edukativo-arsimore. Analiza në TRT Ballkan, për periudhën 2020-2021 dhe 2021-2o22, tregon se gjendja në arsimin fillor nuk është më e mirë edhe në shtete të tjera të rajonit. Brenda një viti numri i nxënësve në bankat e shkollave fillore në Shqipëri është zvogëluar për 8.348 nxënës. Shifrat në fjalë dalin nga përllogaritja e nxënësve të regjistruar në arsimin 9-vjeçar në vitet shkollore 202o-2021 dhe 2021-2o22. Në vitin shkollor 2021, në Shqipëri, sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, në arsimin para universitar janë regjistruar gjithsej 460 mijë e 819 nxënës dhe fillestarë. Prej tyre në arsimin 9-vjeçar janë regjistruar 286 mijë 486 nxënës. Në Shqipëri janë regjistruar 8 mijë e 348 nxënës më pak nxënës sesa në Bosnje, Serbi, Maqedoni e Mal të zi të gjitha bashkë, të cilat kanë: 7 mijë e 886 nxënës më pak.
Shqipëria ka rreth 3 milionë e gjysmë banorë, ndërsa Bosnja, Serbia, Maqedonia e Mal të zi
të gjitha tok kanë mbi 15 milionë banorë.
Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kuptohet që Kosova është një ndër shtetet me uljen më të madhe të numrit të nxënësve për një vit në rajon, në krahasim me numrin e banorëve. Në vitin 2021-2022 në Kosovë kishte 217 mijë e 977 nxënës apo 5 mijë 931 nxënës më pak në shkollat fillore se në vitin 2020-2021, ku numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollave fillore ishte 223 mijë e 908.
Shtetet e rajonit qëndrojnë shumë më mirë se Kosova e Shqipëria.
Bosnja e Hercegovina ka regjistruar 3 mijë e 257 nxënës më pak.
Shkollat fillore në Serbi kanë regjistruar më pak 3 mijë e 249 nxënës
Në Maqedoninë e Veriut arsimi fillor ka regjistruar 900 nxënës në pak se në vitin e kaluar ndërsa Mali i Zi në këtë vit shk0llor ka regjistruar 470 nxënës më pak.