Shqiperia dhe Kosova

Shqipëria e Kosova kanë shumë marrëveshje të nënshkruara e pak të zbatuara

Ndonëse Shqipëria e Kosova kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje për bashkëpunim në fusha të ndryshme, vetëm pak prej tyre janë zbatuar. Pesë vite më parë filluan nismat e shumta ndërqeveritare që pasoheshin me nënshkrime të marrëveshjeve e memorandumeve të shumta të cilat kishin për synim qeverisjen e përbashkët strategjike të të dyja vendeve në fushën e sigurisë, të ekonomisë, të arsimit e fusha të tjera por shumë pak është bërë për realizimin e tyre. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka deklaruar se mos zbatimi i këtyre marrëveshje, përveç tjerash ndikon edhe në prodhuesit dhe eksportuesit e të dyja vendeve. Kosova dhe Shqipëria duhet të funksionojnë sikur Austria dhe Gjermania që janë dy shtete e një popull dhe nuk kanë asnjë shkëmbim tregtar qoftë të kapitalit apo qoftë të mallrave, të njerëzve apo ndonjë barriere edhe më të vogla prandaj modaliteti i këtyre shteteve Gjermani dhe Austri në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe të funksionon si një komb në dy shtete, ka porositur Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …