Një tërmet ka rënë mbrëmë në Shqipëri. Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë Dërvenin – Fushë- Krujë. Siç shpjegohet tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter, thellësia 34 km. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, shkruajnë mediet shqiptare. Kujtojmë se sipas sizmologëve për lëkundjet e fundit që janë ndjerë vazhdimisht në vend deklarojnë se janë pas-lëkundje të tërmetit të madh që ra më 26 nëntor.
