Shqipëria është kapluar me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta. Në Tiranë, shumë rrugë u përmbytën, kryesisht në kryqëzime të rëndësishme lidhëse të kryeqytetit. Në Kombinat ishte një nga pikat kritike. Por edhe në zonën e Laprakës, deri në mesditë, pothuajse e gjithë rruga ishte e mbuluar nga uji. Në rrjetet sociale u raportua edhe për përmbytjen disaminutëshe të një pjese të autostradës Tiranë-Durrës. Situatë problematike është krijuar edhe në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, ku qytetarët kanë raportuar për prani të shtuar të baltës dhe gurëve në rrugë, por pa e bllokuar atë. Në Durrës, ku era dhe deti bëhen bashkë, gjendja duket më dramatike, por pa pasoja për punën në port. Forca e detit nuk i kalon 6 ballët dhe raportohet se të gjitha anijet janë ankoruar. Lajmi më i keq i ditës vjen nga Peshkopia, ku një punëtor është rrëmbyer nga uji gjatë punës për pastrimin e një kanali. Policia e konsideron atë të zhdukur dhe thotë se po e kërkon. Reshjet e dendura të shiut nuk kanë kaluar pa dëme edhe në shumë familje, përfshi disa banesa në Tiranë. (Top channel)
Kontrolloni gjithashtu
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …