Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të rëndësishme për turistët për të kaluar pushimet verore. Duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga Ministria e Turizmit, vetëm gjatë muajit korrik kanë ardhur në Shqipëri 1.7 milion turistë të huaj. Duke krahasuar me një vit më parë, bëhet fjalë për 26 për qind më shumë turistë të huaj. e shifrat e muajit korrik, ku 1 milion e 700 mijë turistë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë ose 26 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë”, ka njoftuar Ministria e Turizmit. Në total, që në fillim të 2023, në Shqipëri kanë ardhur 5 milionë vizitorë të huaj. “Që prej fillimit të vitit 2023, kemi pritur 5 milionë vizitorë të huaj, ose 31 për qind më shumë se viti 2022, të cilët vijnë me kuriozitetin e madh për të zbuluar diversitetin e destinacioneve turistike dhe largohen me premtimin për t’u rikthyer sërish”, ka njoftuar ministria shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …