Shqipëria është rizgjidhur në Bordin Ekzekutiv të Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, theksoi se “Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj në fushën e arsimit, shkencës, komunikimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, shpirtërore dhe natyrore”. “Në këtë mënyrë, ne vijojmë si anëtar të Bordit Ekzekutiv për periudhën 2017-2021”, u shpreh Bushati. Butrinti, Gjirokastra dhe Berati janë ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që mbajnë “pasaportën” e UNESCO-s, ku vendi aderon që prej vitit 1958. Në listën e kryeveprave të kulturës orale e jomateriale të botës, midis 43 shprehive spikatëse kulturore të popujve të gjithë botës, UNESCO-ja ka regjistruar edhe iso-polifoninë shqiptare të jugut. Ndërsa “Kodikët e Beratit” figurojnë në regjistrin “Kujtesa e Botës”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …