Shqipëria është shprehur e shqetësuar për kuotat e Rusisë si anëtar i Përhershëm në Këshillin e Sigurimit e në OKB, edhe pse u mbush një vit nga agresioni kundër Ukrainës. Mediat portugeze citojnë ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha të jetë shprehur se me këto qëndrime, Rusia nuk mund të jetë në këtë pozicion ku bllokon veprimin e OKB-së në konflikte të armatosura. Sipas tij, Rusia sot nuk është një vend që favorizon paqen. “Prandaj duhet të jetë jashtë Këshillit të Sigurimit dhe jashtë OKB-së, nëse do të kishim mjetet për këtë”. Megjithëse është e qartë se Moska nuk i plotëson kushtet për të qëndruar në Kombet e Bashkuara pas shkeljeve të rënda të Kartës së saj me agresionin ndaj Ukrainës, janë dy aspekte që duhet të merren parasysh, morali dhe ligji, citohet të ketë deklaruara ambasadori shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …