Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar se në kuadër të masave për ta luftuar pandeminë e shkaktuar nga virusi KOVID-19, nga nesër deri të hënën, Shqipëria do të jetë në shtetrrethim të plotë. Ai ka shkruar se lëvizjet e qytetarëve do të reduktohen në maksimum dhe se për nevojat e tyre, ata do t’i kenë në dispozicion vetëm 90 minuta. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se edhe për të shfrytëzuar këta 90 minuta, qytetarëve do të ju duhet leje e autorizuar për të cilën qytetarët mund të aplikojnë online. “Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë” ka shkruar kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama. Këto masa parandaluese do të bëjnë që edhe në këtë fundjavë Shqipëria të jetë për 40 orë në izolim, si masë e marrë nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kjo ka bërë që qytetarët të dynden në rrugë për të bërë blerjen e gjërave të domosdoshme, para se të filloj të zbatohet ky vendim i Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …